Uji në Shkup i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë
- Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe ka cilësi të mirë, tregojnë rezultatet laboratorike javore.
- Post By Fami Bajrami
- 10:41, 22 korrik, 2024
Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe ka cilësi të mirë, tregojnë rezultatet laboratorike javore.
Nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" në Shkup, sot në mëngjes publikuan raportin e fundit për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontrollit sanitar.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 8 deri më 12 korrik ka marrë 210 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 210 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 njësi matëse në Qytetin e Shkupit. Konform rezultateve të marra nga egzaminimet, të gjitha mostrat përgjigjen në Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", thuhet në komunikatë. rq/bsh/
Foto: arkiiv i MIA-s