• e martë, 24 dhjetor 2024

Uji në Sena në gjendje alarmante para fillimit të LO në Paris

Uji në Sena në gjendje alarmante para fillimit të LO në Paris

Paris, 8 prill 2024 (MIA) - Pothuajse 100 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike në Paris, organizata joqeveritare për mbrojtjen e ujërave Surfrider Foundation ka paralajmëruar për gjendjen “alarmante” të ujërave në lumin Sena ku do të zhvilohen disa nga garat olimoike dhe paraolimpike.

Organizata joqeveritare shprehu shqetësimin për cilësinë e ujit në Sena pas analizimit të mostrave të ujit të kryera gjatë gjashtë muajve të fundit.

Nga 14 matjet e kryera nga fundi i shtatorit të vitit 2023 deri në mars të këtij viti, në mjediset ku do të zhvillohen garat në triatlon dhe notit në ujë të hapur, në 13 janë gjetur “përqendrime të larta ose shumë të larta të dy baktereve që tregojnë kontaminimin fekal – esheria koli dhe enterokoka”.

Lojërat Olimpike në Paris do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, ndërsa Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator. mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR