• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është gjetur bakteri esheria koli

Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është gjetur bakteri esheria koli

Gostivar, 26 shtator 2024 (MIA) - Uji me të cilin furnizohen konsumatorët nga komuna e Gostivarit përmes ujësjellësit nuk është i sigurt për pije, informuan pasditen e sotme nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi". Në kumtesën për opinionin ata shprehin keqardhje për gjendjen e cila është krijuar nga analizat e fundit mikrobiologjike.

"Uji nga ujësjellësi publik momentalisht nuk është i sigurt për pije. Analizat mikrobiologjike zbuluan praninë e baktereve koliforme dhe esheria koli (E. coli) të cilat mund të paraqesin rrezik serioz për shëndetin", thuhet në kumtesën e ndërmarrjes komunale të Gostivarit.

Водата со која се снабдуваат корисниците од општина Гостивар, преку водоводот, не е безбедна за пиење, информираа попладнево од ЈП „Комуналец“. Во соопштението до јавноста тиe изразуваат жале

Konsumatorët e ujit nga ujësjellësi i qytetit këshillohen që të marrin masa për të shmangur përdorimin e ujit nga rrjeti publik i ujësjellësit dhe të përdorin ujin e ambalazhuar për pije dhe gatim.

Nga NP "Higjiena komunale" dërgojnë apel për mirëkuptim dhe nga qytetarët presin të përcjellin informacionet deri në zgjidhjen e problemit dhe sigurimin e furnizimit të sigurt me ujë.

"Shëndeti dhe siguria e banorëve të Gostivarit janë prioriteti ynë dhe do t'ju informojmë sapo uji të jetë i sigurt për përdorim", thuhet në kumtesë. rq/

Foto: Logo

 

QËNDRONI TË LIDHUR