Uitkof mbërriti në Moskë
- I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof, sot mbërriti në Moskë, publikuan mediat ruse.
Moskë, 6 gusht 2025 (MIA) - I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof, sot mbërriti në Moskë, publikuan mediat ruse.
Uitkof u prit në aeroportin Vnukovo nga përfaqësuesi special i presidentit rus Vladimir Putin për bashkëpunimin ekonomik me vende tjera, Kiril Dmitriev.
Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë konfirmoi se takim ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë është caktuar për më vonë sot.
"Nesër kemi takim me Rusinë", deklaroi Tramp mbrëmë para gazetarëve, duke shtuar "Do të shohim se çfarë do të ndodhë".
Takimi është caktuar vetëm disa ditë para se të skadojë afati që presidenti amerikan i dha homologut të tij rus Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.
Tramp nuk dha detaje shtesë, përfshirë edhe se kush do të marrë pjesë në takimin.
Trampi u kërcënua se do të vendosë sanksione të reja nëse nuk ka rezultat deri në afatin përfundimtar.
Masat do të synohen drejt vendeve që blejnë naftë ruse dhe gaz që të kufizohet mundësia e Moskës të financojë luftën e saj në Ukrainë.
Të hënën, Trampi tashmë e publikoi qëllimin e tij për të rritur tarifat për Indinë për tregtinë e saj të vazhdueshme me Moskën, pa saktësuar normën specifike të tarifës. ls/
Foto: EPA