• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uiliam Lai fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan, opozita pranon humbjen

Uiliam Lai fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan, opozita pranon humbjen

Taipei, 13 janar 2024 (MIA) - Kandidatët e partive opozitare të Tajvanit - opozita më e madhe si partia Kuomintang (KMT) - dhe Partia Popullore e Tajvanit (TNP) kanë pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe fitoren e kandidatit të partisë qeveritare Partia Demokratike Progresive (DPP) e Uiliam Lait.

“I zhgënjeva të gjithë, për çka kërkoj ndjesë të thellë, më falni, ne kemi faj. Unë përgëzoj Uiliam Lai dhe Ksiao Mejcin", tha Hou Jui, kandidat i Kuomintangut.
Nga ana tjetër, kryetari i TNP Ko Venxhi falënderoi për mbështetjen. "Herën tjetër do të mund ta marrim dhe ta kthejmë mbështetjen”, tha ai.

Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare, Uiliam Lai i cili konsiderohet separatist dhe si një "rrezik i madh" nga Kina për shkak të mbështetjes së tij për pavarësinë, fitoi zgjedhjet me 40.2 për qind nga 98 për qind votave të numëruara.

Rivali kryesor i Lait, Hou Jue është në vendin e dytë me 33.4 për qind të votave, tregojnë të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Tajvanit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR