• e mërkurë, 27 nëntor 2024

UEFA shtyu ndeshjen kualifikuese për KE 2024 mes Izraelit dhe Kosovës

UEFA shtyu ndeshjen kualifikuese për KE 2024 mes Izraelit dhe Kosovës

Nion, 12 tetor 2023 (MIA)- Asociacioni evropian i futbollit (UEFA) sot ka shtyrë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin e Evropian 2024 mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas ueb faqes së UEFA-s, ndeshja është shtyrë për shkak të vendimit të autoriteteve izraelite për të mos lejuar kombëtaren të udhëtojë jashtë vendit për shkak të gjendjes aktuale të atjeshme. Ndeshja me Kosovën duhet të luhet me 15 tetor në Prishtinë.

Data e re e ndeshjes mes këtyre dy skuadrave do të bëhet e ditur më vonë.

Më herët, UEFA shtyu ndeshjen ndërmjet ekipeve kombëtare të Izraelit dhe Zvicrës në kualifikimin për Kampionatin evropian 2024 deri 12 tetor në 15 nëntor. Organizata i shtyu dhe kualifikimet e Kampionatit evropian të planifikuar për Izraelin për lojtarët nën 17 vjeç.

Natën e 7 tetorit, Izraeli ishte cak i sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës. Lëvizja Islamike palestineze Hamas paralajmëroi fillimin e operacioneve në Gazë. Si përgjigje, autoritetet izraelite nisën një operacion ushtarak dhe mobilizuan ushtrinë rezervë. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR