• e enjte, 26 dhjetor 2024

UEFA e ndryshoi vendimin për t'u lejuar ekipeve ruse të të rinjëve të marrin pjesë në turne ndërkombetare

UEFA e ndryshoi vendimin për t'u lejuar ekipeve ruse të të rinjëve të marrin pjesë në turne ndërkombetare

Nion, 10 tetor 2023 (MIA) - Komiteti ekzekutiv i Federatës evropiane të futbollit (UEFA) e ka shfuqizuar vendimin për t'u lejuar pjesëmarrje ekipeve ruse të të rinjve në turne ndërkombëtare, njofton „RIA Novosti“, duke cituar gazetarin e Sky njuz, Rob Harris.

UEFA sot kumtoi se nuk mund të gjendej zgjidhje teknike për t'u lejuar ekipeve ruse të luajnë.

Më 26 shtator, UEFA u lejoi kombëtarëve ruse nën moshën 17 vjeçare të garojnë nën patronazhin e saj. Ekipet ruse duhej t'i luajnë të gjitha ndeshjet e saj në terren neutral, pa përdorimin e flamurit apo himnit.

Pas këtij vendimi, Ukraina, Anglia, Polonia, Letonija, Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Lituania paralajmëruan bojkot të ndeshjeve me pjesëmarrje të Rusisë. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR