• e enjte, 26 dhjetor 2024

Udhëheqësi i ushtrisë sudaneze ka akuzuar paraushtarakët rivalë RSF për krime lufte

Udhëheqësi i ushtrisë sudaneze ka akuzuar paraushtarakët rivalë RSF për krime lufte

Kartum, 15 gusht 2023 (MIA) - Komandanti i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fatah Burhan, në një nga fjalimet e rralla televizive, i akuzoi forcat paraushtarake rivale për krime lufte, pasi ky vend i Afrikës Verilindore përballet me rrezikun e një lufte civile në shkallë të gjerë.

Në fjalimin e emituar nga një televizion sudanez, gjenerali Burhan i akuzoi Forcat për mbështetje të shpejtë (RSF) dhe udhëheqësin e tyre Mohamed Hamdana Dagala për krime të kryera nën "premtime të rreme për kthim të demokracisë", lajmëruan mediat amerikane.

Vendi afrikan është futur në kaos në mes të prillit, kur tensionet disamuajshe ndërmjet armatës, të udhëhequra nga gjenerali Burhan dhe RSF, nën komandën e Dagalos, shpërthyen në luftëra të hapura.

Gjatë korrikut organizata për të drejtat e njeriut Amnesti Interneshënall i akuzoi të dy palët për kryerje të krimeve të mëdha luftarake, duke përfshirë edhe vrasjen e qëllimshme të civilëve dhe dhunën masive. Në raportin e saj prej 56 faqesh, AI citon se pothuajse për të gjitha rastet e përdhnimeve në kaosin në Sudan fajtor janë RSF dhe milicitë arabe aleate. sa/ 

foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR