• e premte, 27 dhjetor 2024

Lideri çeçen Kadirov dërgon trupa ushtarake për të mbështetur Kremlinin

Lideri çeçen Kadirov dërgon trupa ushtarake për të mbështetur Kremlinin

Moskë, 24 qershor 2023 (MIA) - Lideri çeçen Ramzan Kadirov njoftoi vendosjen e trupave për të mbështetur Kremlinin kundër, siç tha ai, kryengritësve të armatosur të grupit mercenar Vagner, raportoi DPA.

“Luftëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Republikës së Çeçenisë tashmë janë nisur drejt zonave të tensionuara. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur unitetin e Rusisë dhe për të mbrojtur shtetësinë e saj”, ka shkruar sot Kadirov në kanalin e tij në aplikacionin Telegram.

Presidenti rus Vladimir Putin më herët ka bërë një deklaratë në televizionin shtetëror, në të cilën ka konsideruar se ishte një kryengritje e armatosur dhe ka njoftuar se do të ndëshkojë organizatorët.

"E mbështes çdo fjalë të Vladimir Vladimiroviç Putin", u përgjigj Kadirov. Mosmarrëveshjet personale nuk duhet të zgjidhen në kohë lufte, deklaroi kreu i republikës së Kaukazit të Veriut.

Ashtu si mercenarët e Vagnerit deri vonë, luftëtarët çeçenë janë vendosur së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës.

Shefi i grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin, më herët ka akuzuar ushtrinë ruse për "shkatërrimin" e ushtarëve të tij, duke u zotuar që të ndalonte "të keqen" e udhëheqjes ushtarake ruse dhe njoftoi "marshimin e drejtësisë" të trupave të tij drejt Moskës. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR