• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uashingtoni miratoi shitje të tankeve për Bahreinin në vlerë prej 2,2 miliardë dollarëve

Uashingtoni miratoi shitje të tankeve për Bahreinin në vlerë prej 2,2 miliardë dollarëve

Uashington, 20 mars 2024 (MIA) - Uashingtoni miratoi shitje të tankeve për Bahreinin në vlerë prej 2,2 miliardë dollarëve, transmetuan mediat amerikane. Flota e pestë amerikane është me seli në monarkinë e vogël të Gjirit.

Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, shitja ka të bëjë me 50 tanke Abrams M1A2, të cilët janë mes më të vëshirave në botë. Kongresi amerikan mund ta bllokojë këtë shitje në afat prej 30 ditëve, edhe pse kjo ndodh rrallë.

Kjo shitje e tankeve do ta përmirësojë kapacitetin e Bahreinit që të përgjigjet në kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, duke i siguruar fuqi të besueshme për shpërqendrim dhe do t'i mundësojë të marrë pjesë në operacionet rajonale së bashku me SHBA-në dhe vendet tjera partnere, thuhet në komunkatën e Departamentit të Shtetit.

SHBA-ja dhe Bahreini në shtator kanë nënshkruar marrëveshje me qëllim përforcimin e lidhjeve për çështje ekonomike dhe të sugurisë. Gjithashtu parashikon ndarje të informacioneve të zbulimit dhe shkëmbim shkencor mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR