• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uashingtoni dakordon dërgesë të gjuajtësve F-16 për Turqinë

Uashingtoni dakordon dërgesë të gjuajtësve F-16 për Turqinë

Uashington, 11 korrik 2023 (MIA) - Uashingtoni do t'i dërgojë Turqisë gjuajtës F-16 pas konsultimeve me Kongresin, deklaroi sot Xhejk Salivan, këshilltar për siguri nacionale në Shtëpinë e Bardhë, lajmëruan disa media amerikane.

Deklarata vjen një ditë pasi që Ankaraja dha dritë të gjelbër për hyrjen e Suedisë në NATO.

Turqia, e cila ishte pengesa kryesore në rrugën e Suedisë në Aleancë, në tetor të vitit 2021 kërkoi t'i shiten gjuajtësit F-16 të prodhuar nga Lokheed Martin për 20 miliardë dollarë dhe rreth 80 komplete për modernizim të aeroplanëve të saj ushtarak.

"Presidenti (Xho Bajden) nuk parashtroi kurfarë kushte me këtë rast... Ai ka ndër mend ta lëvizë procesin me furnizimin përpara", deklaroi Salivan në Vilnus, pa thënë hollësi se kur mund tër elaizohet kjo.

Theksoi se Shtëpia e Bardhë ka ndër mend të arrijë marrëveshje me Kongresin për këtë çështje. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR