• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uashingtoni dërgon anije luftarake dhe "gjuetarë" në Lindjen e Afërt

Uashingtoni dërgon anije luftarake dhe

Uashington, 3 gusht 2024 (MIA) - SHBA-ja do të vendosë edhe një tjetër skuadrilje "gjuetarë", si dhe anije luftarake dhe instalime të mbrojtjes raketore me bazë tokësore në Lindjen e Afërt, theksoht në kumtesën e mbrëmshme të Pentagon.

Forcimi i aftësive mbrojtëse në rajon vjen pas kërcënimeve nga Irani dhe të mbështeturit e këtij shteti, grupi "Hamas" në Rripin e Gazës dhe "Hezbollah" në Liban.

Ministria amerikane e Mbrojtjes po ndërmerr veprime pasi Teherani tha se do të ndërmarrë veprime hakmarrëse pas vrasjes së liderit të lëvizjes radikale palestineze "Hamas" Ismail Hanieh, për të cilën fajësohet Izraeli. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, ka miratuar dërgimin e kryqëzuesve dhe shkatërruesve në Lindjen e Afërt.

"Ostin urdhëroi ndryshime në dislokimin e forcave amerikane për të përmirësuar mbrojtjen e forcave amerikane, për të forcuar mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit dhe për të siguruar gatishmërinë e SHBA për t'iu përgjigjur të gjitha rasteve," thuhet në deklaratën e Pentagonit. ls/

foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR