• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uashington: Rusia pranoi qindra dronë iranianë për sulme në Ukrainë

Uashington: Rusia pranoi qindra dronë iranianë për sulme në Ukrainë

Uashington, 9 qershor 2023 (MIA) – Shtëpia e Bardhë sot kumtoi se Rusia duket se po thellon bashkëpunimin e saj ushtarak me Iranin dhe se ka pranuar qindra dronë kamikaze nga Teherani për t'i përdorur në sulmet kundër Ukrainës.

Duke cituar informacione të deklasifikuara së fundmi, Shtëpia e Bardhë tha se dronët u prodhuan në Iran dhe u transportuan përtej Detit Kaspik, më pas u përdorën nga Rusia kundër Ukrainës.

“Rusia ka përdorur drone iraniane në javët e fundit për të sulmuar Kievin dhe për të terrorizuar popullsinë ukrainase, ndërsa bashkëpunimi ushtarak ruso-iranian duket se po thellohet”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se Rusia po punon me Iranin për të prodhuar drone iraniane në vetë Rusinë, shtoi ai. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR