• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uashington post: Trampi nuk mund të gjejë avokat i cili do ta përfaqësojë para gjykatës federale në Majami

Uashington post: Trampi nuk mund të gjejë avokat i cili do ta përfaqësojë para gjykatës federale në Majami

uashington, 13 qershor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp tërë pasditen e kaloi në kërkim të avokatit i cili mund ta përfaqësojë para paraqitjes së tij historike para një gjykate federale në Majami, lajmëroi mbrëmë Uashington post.

Pasi që ateroi dje në Majami, Trampi e kaloi pasditen në intervista me avokatë të mundshëm dhe takime me ekipin e tij juridik dhe këshilltarë të tjerë për të diskutuar për veprën sipas së cilës ai akuzohet për manipulim të gabuar me dokumente të klasifikuara dhe pengim të përpjekjeve qeveritare për t'u gjetur ato.

Disa juristë kryesorë nga Florida refuzuan ta kenë Trampin klient pasi që dy avokatët kyç, Xhim Trasti dhe Xhon Rouli dhanë ddorëheqje javën e kaluar.

Për atë shkak, i vetmi që qëndroi është avokati nga Nju-Jorku, Tod Blansh, i cili merret me veprën nga Nju-Jorku, si dhe asistenti juridik me përvojë, kristofer Kis. Paraprakisht, në rrjetin e tij social Trampi kumtoi se Blansh do ta shikojë mbrojtjen së bashku me "kompaninë e cila do të emërohet".

Kis ndoshta nuk do të paraqitet sepse ka pasur mospajtime me Trampin për rastin me dokumentet, komentojnë njohësit.

Largimi i avokatëve Trasti dhe Rouli ishte e papritur, me çka ekipi i Trampit mbeti në moment të fundit ta identifikojë taktikën juridike se si do të prezantohet para gjykatës në Majami. Rregullat imponojnë që avokati kryesor të ketë reputacion të mirë para odës së avokatëve të Floridës ose të jetë i sponsorizuar nga një e tillë para paraqitjes. Kis ndihmoi në regrutimin e një avokati të tillë, por cili do të jetë ai, ende nuk dihet, shkruan gazeta.

Gjatë rasteve të shumta gjyqësore dhe padive kundër tij, Trampi ka probleme me angazhimin dhe ruajtjen e avokatëve që nga zgjehdja e tij për president në vitin 2016, thekson Uashington post. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR