• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Uashington post": Tramp në vitin 2023 në gjykime ka shpenzuar 40 milionë dollarë nga fondi "Aksion politik"

 Uashington, 31 korrik 2023 (MIA) - Gazeta amerikane "Uashington post" raporton se pritet që ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, sot pritet ta njoftojë komitetin e tij për aksion politik (PAC) se në gjysmën e parë të vitit ka shpenzuar rreth 40 milionë dollarë për shpenzimet  për proceset juridike kundër tij dhe këshilltarëve të tij.

Gazeta "Njujork tajms"raportoi veçmas se PAC po kërkon kthimin e 60 milionë dollarëve që ia dhënë hua një organizate tjetër që e mbështet Trampin, kandidatin kryesor republikan presidencial për zgjedhjet e vitit 2024, raportojnë mediat britanike. 

Duke insajderë, "Uashington post" raportoi se shpenzimet e PAC për shpenzimet juridike i kanë shtynë prokurorët të rishqyrtojnë mundësinë e një konflikti të mundshëm interesi midis Tramp dhe dëshmitarëve në procedurën kundër tij.

Pritet se kjo organizatë e  Trampit  në kërkesën e sotme të zbulojë se si u shpenzuan 40.2 milionë dollarë për shpenzimet juridike, raportoi "Uashington post", duke cituar njerëz që pranuan të flasin në kushte që të mbesin anonim.

 Trampi po përballet me dhjetëra akuza federale në Florida për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë në shtëpinë e tij, si dhe akuza në Nju-Jork, pas një hetimi për pagesa sekrete dhe ryshfet të yllit porno Stormi Daniels.

QËNDRONI TË LIDHUR