• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uashington post: Marrëveshja e re për armëpushim do t'i lirojë të gjithë pengjët nga Gaza

Uashington post: Marrëveshja e re për armëpushim do t'i lirojë të gjithë pengjët nga Gaza

Uashington, 31 janar 2024 (MIA) - Të gjithë pengjët dhe civilët e arrestuar në Rripin e Gazës do të lirohen gjatë armëpushimit gjashtëjavor të propozuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti të palëve në konflikt, Izraelit dhe Hamasit, shkruan sot "Uashington Post".

Izraeli parimisht pranoi pjesë të kësaj marrëveshje të re, të cilën tani e shqyrton Hamasi, shkruan gazeta amerikane, duke iu referuar përfaqësuesve të afërt me negociatat.

Dokumenti parashikon pushime shtesë pas gjashtë javëve.

Pjesëtarët e burgosur të armatës izraelite pastaj do të lirohen, ndërsa trupat e pengjëve, të cilët kanë vdekur derisa kanë qenë në robëri, do të dorëzohen. Negociatorët shpresojnë se vazhdimi mund të sjell deri në armëpushim të luftës që filloi më 7 tetor.

Sipas Izraelit, në Gazë ka edhe 109 pengj, mes të cilëve edhe persona më të moshuar dhe fëmijë, si dhe trupat e 27 personave.

Shefi i agjencisë zbuluese izraelite Mosad, Dejvid Barnea, i cili ishte i autorizuar nga kabineti ushtarak izraelit të negociojë në emrin e tij, mori pjesë së bashku me shefin e shërbimit izraelit të sigurisë Shon bet, Ronen Bar, në bisedat në Paris të dielën, ku do të bëhet korniza e marrëveshjes.  

Në bisedat morën pjesë drejtori i CIA-s, Uiliam Barns, shef i zbulimit egjiptas Abas Kamel dhe kryeministrit të Katarit, Muhamed bin Abdulrahman Al Tani.

Egjipti e parashtroi propozimin për përmirësimin e liderëve ushtarakë të Hamasit, për të cilët besohet se janë diku në Gazë.

Pas negociatave në Paris, kryeministri i Katarit udhëtoi për në Uashington që të bisedojë me sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken dhe këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Saliven.

Shtëpia e Bardhë pastaj apeloi për të gjitha përpjekjet e mundura që të sigurohet lirimi i pengjëve pa anulim. Mes pengjëve ka edhe disa shtetas amerikanë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR