• e premte, 27 dhjetor 2024

"Uashington post": Izraeli dhe Hamasi janë gjithnjë e më afër marrëveshjes për armëpushim

Uashington, 19 nëntor 2023 (MIA) - Gazeta "Uashington post" mbrëmë njoftoi se Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së marrëveshjes për armëpushim, transmetoi DPA.

Në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të dy palët ndërluftuese po shqyrtojnë një armëpushim pesë-ditor, gjatë të cilit mund të lirohen dhjetëra pengje izraelite të mbajtura nga grupi islamik në Rripin e Gazës, raportoi gazeta, duke cituar njerëz të njohtuar me bisedimet.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrien Uotson, në përgjigjen për shkrimin në gazetën amerikane, në platformën X shkroi : "Ende nuk arritëm marrëveshje, por vazhdojmë të punojmë intensivisht që të arrijmë marrëveshje". 

Sipas "Uashington post", lirimi i pengjeve mund të fillojë gjatë ditëve të ardhshme, nën kushtin që të mos paraqiten probleme në moment të fundit. 

Ndërprerja e armiqësive duhet të mundësojë edhe ndihmë dukshëm më të madhe humanitare, duke përfshirë edhe karburant, të mbërrijë në Rripin e Gazës nga Egjipti. 

Draft-marrëveshja ishte përgatitur në bisedimet disajavore në kryeqytetin e Katarit, Doha mes Izraelit, SHBA-së dhe Hamasit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR