• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uashington post: Hamasi ka dhënë informata për Xhihadin islamik për ta mashtruar Izraelin

Uashington post: Hamasi ka dhënë informata për Xhihadin islamik për ta mashtruar Izraelin

Jerusalem, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Hamasi, në kuadër të planeve afatgjata për ta mashtruar Izraelin, në mënyrë që funksionarët e tij të mendojnë se organizata terroriste nuk dëshiron konflikt, siguron informata zbuluese edhe për një organizatë të tillë, Xhihadin islamik palestinez, shkruan Uashington post.

Në raport, i cili i referohet një funksionari anonim izraelit, thuhet se Hamasi i jep informatat për një organizatë më të vogël ekstremiste në Rripin e Gazës "për ta prëforcuar përshtypjen se është i interesuar për bashkëpunim".

Ajo, kinse, ka bashkëpunuar gjatë konfliktit mes xhihadit islamik palestinet dhe armatës izraelite në maj.

Hamasi, i cili sundon me Rripin e Gazës, nuk u përzie në konflikt, ndërsa rezultati ishte mbështetja e rritur ekonomike, theksojnë mediumet izraelite.

Miri Ajsin, ish-zbulues i lartë ushtarak, deklaroi për gazetën amerikane se demonstratat në rrethojën kufitare mes Gazës dhe Izraelit u shfrytëzuan nga organizata terroriste për ta mësuar armatën izraëite me turmën e njerëzve në kufi.

Ajo shtoi se Izraeli më shumë është i shqetësuar për Hezbollahun libanez, i cili në vitin 2018 paralajmëroi se planifikon ta pushtojë rajonin Galilea. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR