• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Uashington post": Bajden lejoi që Ukrainës t'i dërgohen bomba kasetore nga rezervat e Pentagonit

Uashington, 7 korrik 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden e miratoi dërgimin e municionit kasetor amerikan në Ukrainë, ndërsa tërheqja e armatimit nga rezervat e Minsitrisë amerikane të Mbrojtjes duhet të fillojë sot.

Gazeta "Uashington post" shkruan se me këtë hap do të anashkalohet ligji amerikan që ndalon prodhim, përdorim apo transportim të municionit kasetor me normë mos-suksesi më të madh se një për qind.

Ky armatim, që për herë të parë u përdorë gjatë Luftës së parë Botërore, zakonisht hedh numër të madh të bombave dhe është e ditur për atë që vret civilë.

Municioni kasetor, gjithashtu, është i ndaluar me pjesën më të madhe të Konventës botërore për municion kasetor të vitit 2008, të cilin SHBA-ja, Rusia dhe ukraina nuk e nlënshkruan.

Gjatë vitit të fundit në mënyrë drastike ndryshoi qëndrimi i administratës së Bajdenit për sigurimin e Ukrainës me municion kasetor. Në dhjetor, zëdhënësi i Këshillit për siguri nacionale, Xhon Kirbi, deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar për shkak të dërgimit të armmatimi kontrovers, që është i ndaluar nl mbi 100 vende sepse mjetet e pashpërthyera vrastare në fund mund të vrasin civilë. ab/

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR