• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

“Uashington post”: Irani mund ta rishqyrtojë vendimin e saj për ta sulmuar Izraelin

“Uashington post”: Irani mund ta rishqyrtojë vendimin e saj për ta sulmuar Izraelin

Uashington, 7 gusht 2024 (MIA) - Irani mund ta rishqyrtojë vendimin e tij për të sulmuar Izraelin për shkak të “presionit të fuqishëm diplomatik nga SHBA”, shkruan sot gazeta “Uashington post”, duke u thirrur në burime anonime.

Përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë besojnë se përpjekjet intensive diplomatike për të zbutur hakmarrjen kundrejt Iranit për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hania në Teheran javën e kaluar mund të kenë efekt, shkruan gazeta duke theksuar se administrata e presidentit amerikan Xho Bajden është e zemëruar për tajmingun e zgjedhur rreth atentatit.

SHBA së bashku me aleatët e saj perëndimorë dhe Lindjes së Mesme i bëjnë thirrje Iranit dhe Izraelit të ulin tensionet dhe të parandalojnë që konflikti të përshkallëzohet në një luftë gjithëpërfshirëse.

Megjithëse rreziku i një sulmi iranian mbetet i lartë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për "Uashington post" deklaruan se përpjekjet amerikane "mund të japin fryte" dhe se ekziston mundësia që Irani të rishqyrtojë vendimin e saj.

Sipas zyrtarëve por me kusht anonimiteti, Teherani ka konkluduar privatisht se Hania nuk është vra nga një raketë e drejtuar me saktësi, por nga një bombë që më parë është kontrabanduar në dhomën ku ai po qëndronte dhe është aktivizuar nga distanca.

Kjo mund ta bëjë Teheranin të rishqyrtojë vendimin e saj për të sulmuar, thanë zyrtarët, duke shtuar se vetë Irani në të kaluarën ka kryer sulme të ngjashme në vende të huaja.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR