• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uashington: Çdo mendim se SHBA-ja dhe Izraeli janë të përfshirë në sulmin në Iran është absurd

Uashington: Çdo mendim se SHBA-ja dhe Izraeli janë të përfshirë në sulmin në Iran është absurd

Uashington, 3 janar 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësuan si "absurd" çdo sugjerim se SHBA-ja apo Izraeli ishin të përfshira në sulmin e kryer sot në Iran pranë varrit të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani dhe dhanë garanci se asnjë vend "nuk ka interes që të eskalojë" situata në rajon.

“SHBA-ja nuk është e përfshirë në asnjë mënyrë. Çdo pretendim për të kundërtën është absurd”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller.

Ai shtoi se SHBA-ja "nuk kanë arsye të besojnë se Izraeli ishte i përfshirë në atë shpërthim" dhe shprehu keqardhje për vdekjet e civilëve.

Miller nuk specifikoi se kujt i referohej kur tha këtë, duke thënë vetëm se kishte parë "akuza që qarkullonin" dhe tha se nuk kishte informacion "të pavarur" për sulmin në Iran.

Të paktën 103 persona u vranë sot dhe më shumë se 141 u plagosën në dy shpërthime në Kerman në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR