• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UA: Është dakorduar ndërprerje e zjarrit mes palëve të konfliktuara në rajonin etiopian Tigraj

UA: Është dakorduar ndërprerje e zjarrit mes palëve të konfliktuara në rajonin etiopian Tigraj
Pretori, 2 nëntor 2022 (MIA) - Pas pothuajse luftimit dyvjeçar, Qeveria etiopiane dhe Fronti çlirimtar popullor i Tigrej (TPLF) u dakorduan për ndërprerje urgjente të zjarrit, lajmëroi DPA. Ndërmjetësi i Unionit afrikan (UA), ish-presidenti nigerian Olusegun Obasanjo, sot lajmëroi për përparimin në negociatat në Afrikën e Jugut, pas një jave të fillimit të tyre formal. Marrëveshja ishte nënshkruar para kamerave në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretori. Qeveria qendrore etiopiane prej nëntorit të vitit 2020 është përfshirë në luftime të rënda me TPLF-në kryengritëse. Luftimet sërish u ndezën në gusht, por shumë shpejtë të dy palët e konfliktuara u dakorduan për negociata paqësore me ndërmjetësim të Unionit afrikan, transmetoi DPA. Në konfliktin, që nga Tigraj i përhap në rajonet fqinje Amhara dhe Afar, janë vrarë mijëra, ndërsa janë dëbuar miliona persona nga shtëpitë e tyre, përderisa qindra mijë janë lënë në skaj të urisë. Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), mbi pesë milionë persona në Tigraj tani janë të varur nga ndihma humanitare. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR