U vazhdohet masa "arrest shtëpiak" Berishës dhe dhëndrit Maltezi
- - Gjykata e Specializuar për Korrupsion dhe Krim të Organizuar e Shqipërisë e vazhdoi masën "arrest shtëpiak" të shqiptuar për ish presidentin shqiptar dhe kryeministër Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Maltezi.
- Post By Fitore Curri
- 19:20, 30 korrik, 2024
Tiranë, 30 korrik 2024 (MIA) - Gjykata e Specializuar për Korrupsion dhe Krim të Organizuar e Shqipërisë e vazhdoi masën "arrest shtëpiak" të shqiptuar për ish presidentin shqiptar dhe kryeministër Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Maltezi.
Berisha në arrest shtëpiak është nga dhjetori i vitit 2023, ndërsa në tetor Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK) e akuzoi për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij lidhur me privatizimin e ish kompleksit sportiv "Partizan" në Tiranë.
Masa "arrest shtëpiak" i ishte shqiptuar Jamarbër Maltezit në fund të nëntorit të vitit të kaluar, pasi i ishte hequr masa paraburgim, e shqiptuar në tetor, kur ishte arrestuar në aeroportin në Tiranë.
Berisha (79) përballet me akuza në Shqipëri se e ka shfrytëzuar ndikimin e tij derisa ishte kryeministër ndërmjet vitit 2005 dhe 2009 që ta favorizojë bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, gjë që ai dhe vajza e tij Argita Malteze Berisha e mohojnë. fc/