• e mërkurë, 27 nëntor 2024

U nënshkrua kontrata për ndërtimin e 35 kilometrave shtesë të gardhit në kufirin greko-turk

U nënshkrua kontrata për ndërtimin e 35 kilometrave shtesë të gardhit në kufirin greko-turk

 

Athinë, 31 mars 2023 (MIA) – Një gardh i fortë metalik pesë metra i lartë dhe 35 kilometra i gjatë, në të cilin do të vendosen tela me gjemba dhe llamarina për të parandaluar çdo hyrje, do të ndërtohet në Evros në kufirin greko-turk në kuadër të planit të Qeverisë për zgjerimin e mëtejshëm të rrethojës tashmë ekzistuese.

Marrëveshja për ndërtimin e 35 kilometrave të reja është nënshkruar pasditen e sotme nga ministrat kompetentë dhe përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit në prani të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis.

Sipas informacioneve nga qeveria greke, ndërtimi kushton 99.2 milionë euro dhe gardhi i ri “do të forcojë efikasitetin e gardhit ekzistues prej 37,5 kilometra përgjatë kufirit greko-turk”, ndërsa në të ardhmen planifikohet të arrijë në 140 kilometra. .

Përveç zgjerimit të gardhit, do të ndërtohen edhe shtatë pika vëzhgimi.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në aktivitetin e organizuar pranë gardhit tashmë të ndërtuar, theksoi se ky gardh është një nga arsyet që gjatë viteve të fundit janë penguar mbi 250 mijë emigrantë të paligjshëm të hyjnë në territorin grek.

"Ky investim që po shikoni nuk është një investim i lirë, por është një investim i domosdoshëm për të mbrojtur kufijtë tanë. Ne do të vazhdojmë në të gjitha nivelet të kërkojmë financimin e saj me fondet evropiane. Dhe besoj se ky synim është i arritshëm. Por ndërtimi i barrierës është një imperativ kombëtar", tha Micotakis. ls/

Foto: Kabinet i kryeminsitrit grek

 

QËNDRONI TË LIDHUR