• e diel, 30 qershor 2024

U mbajt sesioni i 50-të jubilar i Klubit të Kërkuesve

U mbajt sesioni i 50-të jubilar i Klubit të Kërkuesve

Shkup, 30 mars 2024 (MIA) - Punimi shkencor "Hulumtimi i efektit dinamik transmetues të çmimeve botërore mbi çmimet e ushqimeve në Maqedoni" nga Danica Unevska Andonova dhe Magdalena Petrovska u prezantua në sesionin e 50-të të Klubit të kërkuesve të Bankës Popullore.

Sesionin, siç njofton shërbimi për shtyp i Bankës Popullore, e hapi drejtoresha e Departamentit për Politikë Monetare, Hulumtime dhe Statistika, Sulltanija Bojçeva-Terzian, e cila theksoi se punimi i prezantuar është i një rëndësie të veçantë, pasi hulumton një çështje që në dy-tre vitet e fundit është vendimtare për bartësit e politikës monetare dhe është me interes edhe për publikun e gjerë.

"Punimi trajton marrëdhëniet dhe kalimin nga çmimet e produkteve parësore në këmbimin ndërkombëtar ndaj çmimeve të brendshme të ushqimeve. Çmimet në tregjet botërore luhaten shpesh dhe në mënyrë të konsiderueshme për shkak të ndikimit të forcave dhe faktorëve të ndryshëm, oferta dhe kërkesa e të cilave nuk mund të rregullohen shpejt në afat të shkurtër. Bazuar në një bazë të dhënash për periudhën 2003-2022 dhe duke aplikuar metoda moderne ekonometrike të analizës, punimi konstaton se marrëdhënia midis çmimeve ndërkombëtare dhe vendase të ushqimeve është e ndryshme, varësisht nëse bëhet fjalë për luhatshmëri të ulët apo të lartë të çmimeve", thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.

Sesioni i radhës i Klubit të Kërkuesve është planifikuar për në qershor të këtij viti.

Klubi i kërkuesve është një platformë për prezantimin dhe shqyrtimin e punimeve kërkimore-shkencore të Bankës Popullore, e cila ekziston dhe mbështet veprimtarinë kërkimore-shkencore në vend në 12 vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhe janë prezantuar 85 punime shkencore. sa/

Foto: Banka Popullore

QËNDRONI TË LIDHUR