• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nuk ka kush të menaxhojë "Еr traktorët" e DMSH-së – pagë prej 300.000 denarë, kusht për kthimin e dy pilotëve të trajnuar nga pensioni

Nuk ka kush të menaxhojë

Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) – Nga tre pilotët në dispozicion të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DMSH), këtë vit kishte mbetur vetëm një, pasi dy plotësuan kushtet për pension pleqërie. Departamenti i aviacionit i Drejtorisë është ende jofunksional pavarësisht paralajmërimeve nga Drejtori i DMSH-së Bekim Maksuti se "një sfidë plotësuese këtë verë do të jetë ballafaqimi me zjarret e pyjeve".

Duke folur për MIA-n, Maksuti shprehet se në mënyrë që dy pilotët e trajnuar të kthehen, DMSH kërkoi nga Ministria e Financave pagë prej 300.000 denarësh. Sipas tij, vendi i punës së pilotit në DMSH me pagë prej 72.000 denarë është joatraktive dhe për këtë arsye thekson se është e nevojshme të shlyhen pagat në nivel shtetëror.

"Për ta, kërkojmë mjete shtesë siç paguhen pilotët qeveritarë që fluturojnë me aeroplanin qeveritar, që do të thotë 300.000 denarë. Duhet të ketë sinkronizim, respektivisht shlyerje të pagave në nivel të shtetit, sepse ato vërtet fluturojnë shumë më pak se tanët dhe janë shumë më të sigurt. Po ashtu, edhe pilotët e punësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë maksimumi 50 orë në vit, nëse pilotët në DMSH kanë 150 deri në 300 orë", tha Maksuti.

Që të mund të kryejë fluturime departamentit i aviavionit të DMSH-së, nevojiten minimum tre pilotë. Maksuti shprehet se Drejtoria nuk guxon të ushtrojë detyra me një pilot, respektivisht duhet të ketë së paku dy pilotë të tjerë. Siç sqaroi drejtori i DMSH-së, sipas rregullave të përcaktuara nga Shoqata Evropiane e Aviacionit Civil (EASA), pilotët përpara çdo fluturimi kontrollojnë gjendjen e tyre mendore dhe fizike.

"Drejtoria nuk duhet të fluturojë me një pilot, duhet të ketë së paku dy pilotë të tjerë. Njëri është kontrolluesi i tij dhe tjetri kontrollon të gjitha procedurat nëse ato janë ashtu siç duhet. Këto janë rregulla të përcaktuara nga EASA. Një pilot nuk mund të nënshkruajë vetë se avioni është gati dhe të nënshkruajë se ai është fizikisht dhe mendërisht i gatshëm, sepse para çdo fluturimi ata kanë kontrolle të ndërsjella. Ai nuk mund dhe nuk ka të drejtë të nënshkruajë për veten", sqaron Maksuti.

Трите „Air Tractor“ авиони на ДЗС
 
 

Në prill të këtij viti, ai i bëri thirrje Qeverisë së atëhershme që ta merrte seriozisht këtë problem, pasi vihet në pikëpyetje ekzistenca e departamentit ajror të DMSH-së. Ai theksoi se sipas kritereve të Agjencisë së Aviacionit Civil, bazuar në rregulloret e EASA, ekziston mundësia që DMSH të humbasë licencën e lundrimit.

Maksuti shprehet se konkluzioni i Qeverisë së kaluar ishte se Drejtoria duhet ta zgjidhë këtë problem brenda kompetencave të saj ligjore.

"Kompetencat ligjore janë të qarta. Unë nuk duhet të pranoj një pilot me pagë më të lartë se ajo e përcaktuar, respektivisht çdo gjë mbi 60.000 denarë duhet të kalojë përmes pëlqimit të Ministrisë së Financave. Ne nuk mund të marrim pëlqim të tillë, jo sepse qeveria ishte e shurdhër, por për shkak të pengesave ligjore", tha Maksuti.

Pranimi i pilotëve nuk do të thotë se ata automatikisht do të mund të fluturojnë me avionët "Er traktorë" të DMSH-së, por ata duhet të udhëzohen për trajnim të mëtejshëm në Spanjë ose në një vend tjetër të autorizuar nga prodhuesi. Modelet e avionit “Er traktor”, që përdoren në DMSH, vlejnë si më të komplikuar për t'i drejtuar, sepse kërkojnë shkthaftësi dhe trajnim plotësues që ka kritere rigoroze dhe për këtë arsye jo çdo pilot mund të marrë certifikatë. Nga pesë pilotët që u pranuan në Drejtori në vitet e fundit, vetëm njëri arriti të përfundojë trajnimin dhe të marrë certifikatë për drejtimin e "Er traktor".

Lidhur me ballafaqimin me zjarret verore, Maksuti shprehet se Drejtoria i ka bërë të gjitha përgatitjet.

"Kemi bërë përgatitje të tjera siç duhet, përsa i përket ekipeve, shoqërive vullnetare, përsa i përket pajisjeve shtesë që janë të ndara. Këtë vit patëm stërvitjen më të madhe për zjarre në të

hapur, ku morën pjesë 16 vende, kështu që stërvitja u organizua nën patronazhin e Bashkimit Evropian, ku morëm pajisje për një modul, në mënyrë që një ekip prej 25 personash me të gjitha pajisjet të mund të ndërhynin në zjarret pyjore. Por sigurisht që kemi ende pjesën e angazhimit të pilotëve dhe le të shohim, për të qenë në gjendje t'u përgjigjemi plotësisht të gjitha sfidave të mundshme, që do t'i kishim gjatë sezonit. Siç mund ta shihni, tashmë kemi temperatura mjaft të larta dhe zjarret janë të mundshme", tha Maksuti. 

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR