• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tymi mbi SHBA-në dhe Kanadanë mund të mbetet në ajër edhe gjatë fundjavës

Tymi mbi SHBA-në dhe Kanadanë mund të mbetet në ajër edhe gjatë fundjavës

Nju Jork, 8 qershor 2023 (MIA) - Tymi i përhapur nga zjarret në Kvebek dhe Skocinë e re ka arritur në Karolinën e Veriut dhe Evropën veriore, ku mund të qëndrojë në ajër deri në fundjavë.

Në hartat për cilësinë e ajrit, ngjyra vjollcë tregon më të keqen. Në realitet, është një mjegull e dendur dhe e rrezikshme që zvogëlon dukshmërinë dhe e kthen qiellin portokalli.

Tymi i dendur nga zjarri, i cili e ngjyrosi qiellin në portokalli, ngriti shqetësime për efektet e mundshme shëndetësore te njerëzit e ekspozuar ndaj ajrit kaq të keq.

Meteorologu i Shërbimit kombëtar amerikan të motit, Brajan Remzi tha se presioni i ulët u ajrit mbi Mejn dhe Skocinë e re po bën që tymi të mbetet përreth "të paktën disa ditët e ardhshme".

Tymi ka lëvizur mbi Grenlandë dhe Islandë që nga 1 qershori dhe pritet të arrijë sot në Norvegji, tha Instituti Norvegjez për Kërkime Klimatike dhe Mjedisore, duke shtuar se nuk pritej të përbënte ndonjë problem shëndetësor.

Më shumë se 400 zjarre pyjore në Kanada kanë detyruar 20,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. SHBA-ja ka dërguar më shumë se 600 zjarrfikës në Kanada, ndërsa vende të tjera po ndihmojnë gjithashtu.

Tymi nga zjarret pyjore ka fluturuar mbi SHBA që nga muaji i kaluar, por është intensifikuar me zjarret e fundit në Kvebek, ku rreth 100 zjarre digjen që nga dita e djeshme. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR