• e premte, 27 dhjetor 2024

TV Al-Qahera: Përparim në negociatat për Gazën

TV Al-Qahera: Përparim në negociatat për Gazën

 Kajro, 8 prill 2024 (MIA) -  Në Kajro është arritur përparim në negpociatat për armëpushim në Gazë në Kajro dhe ka një marrëveshje për pikat themelore ndërmjet të gjitha palëve të përfshira, njoftoi në mëngjes TV kanali shtetëror egjiptian Al-Qahera Njuz, duke cituar një burim i lartë egjiptian. 

Izraeli dhe Hamasi dje dërguan ekipe në Egjipt për një raund të ri bisedimesh për një armëpushim të mundshëm në konfliktin gjashtëmujor. 

Mediat britanike raportojnë se tani për tani nuk ka asnjë koment nga Hamasi dhe asnjëra nga palët në bisedimet në Kajro nuk e ka konfirmuar raportimin e televizionit "Al-Qahara". 

 Sipas televizionit egjiptian, delegacionet e Hamasit dhe Katarit janë larguar nga Kajroja dhe do të kthehen brenda dy ditëve për t'i negfociuar kushtet e një marrëveshjeje përfundimtare, ndërsa delegacionet nga Izraeli dhe SHBA-ja do të largohen nga kryeqyteti egjiptian brenda disa orësh.

 Nga ekipet negociuese shtohet se konsultimet do të zgjasin për 48 orët e ardhshme.

 Hamasi përsëriti dje se kërkesat e tij përfshijnë një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, kthimin e të zhvendosurve dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë për pengjet izraelitë të mbajtur në Gazë.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR