• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tusku: Polonia do t'i bashkohet Prokurorisë Evropiane

Tusku: Polonia do t'i bashkohet Prokurorisë Evropiane

 Varshavë, 27 dhjetor 2023 (MIA)  -  Polonia do t'i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane - shërbim i pavarur dhe i decentralizuar i prokurorisë të Bashkimit Evropian. Ky vendim, ndër të tjera, do ta lehtësojë kontrollin mbi fondet evropiane që i ndahen vendit, publikoi sot kryeministri Donald Tusk.

Këshilli i Ministrave në Varshavë dha dritë të gjelbër  "për njoftim urgjent"  për mpranim, tha Tusku pas një takimi në qeveri. 

 "Ky vendim gjithashtu duhet ta lehtësojë marrjen dhe përdorimin e fondeve evropiane, më shpejt, më transparente dhe në përputhje me rregullat", deklaroi Tusku para gazetarëve.

 Bashkimi ndaj Prokurorisë Publike Evropiane ishte pjesë e premtimeve parazgjedhore të forcave pro-evropiane përpara zgjedhjeve të tetorit. Qeveria e re u formua në mes të këtij muaji.

Qeveria e mëparshme refuzoi t'i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, sepse besonte se kjo strukturë mund të ndërhyjë në autorizimet e drejtësisë kombëtare dhe në këtë mënërë ta kufizojë sovranitetin e vendit. 

 Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane, me seli në Luksemburg, punon me prokurorë nga shtetet anëtare dhe është përgjegjëse për hetim të krimeve të cilat ndikojnë  në interesat financiare të BE-së (mashtrimi me TVSH-në, keqpërdorim të fondeve të BE-së, korrupsion, pastrim parash).

Deri më tani, 22 vende i janë bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane. Rregullorja për formimin e Prokurorisë Publike Evropiane nën procedurë të bashkëpunimit të zgjeruar u miratua më 12 tetor të vitit 2017 dhe hyri në fuqi më 20 nëntor të vitit 2017. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR