Tusku po përpiqet të bindë Orbanin që të mos e bllokojë fillimin e negociatave për pranimin e Ukrainës në BE
- Kryeministri i ri polak Donald Tusk po përpiqet ta bindë homologun e tij hungarez Viktor Orbanin që ta mbështesë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, tha ministri polak për Çështje Evropiane, Adam Shlapka.
Bruksel, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri i ri polak Donald Tusk po përpiqet ta bindë homologun e tij hungarez Viktor Orbanin që ta mbështesë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, tha ministri polak për Çështje Evropiane, Adam Shlapka.
"Dje... pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Orbán", tha Shlapka në Bruksel.
"Ne po luftojmë që gjithçka të përfundojë me një marrëveshje të mirë... BE-ja duhet të japë një sinjal shumë të qartë dhe shpresoj se kjo do të ndodhë", shtoi Shlapka.
Foto: Arkivi i MIA-s