• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tusk: Vij në Bruksel me detyrë për ta rikthyer pozicionin e Polonisë në BE

Tusk: Vij në Bruksel me detyrë për ta rikthyer pozicionin e Polonisë në BE

Varshavë, 25 tetor 2023 (MIA) - Ish kryeministri polak dhe me gjasë kryeministri i ardhshëm Donald Tusk sot ka arritur në Bruksel ku tha se vjen me mision për të rivendosur vendin e tij në BE.

"Thuajse 10 vite më parë, në fjalimin tim të parë si kryetar i Këshillit Evropian thash se erdha në Bruksel me një ndjenjë misioni dhe këtë mund ta përsërisë edhe sot. Misioni i sotëm është kthimi i vendin tim në Evropë dhe forcimi i BE-së", tha Tusk.

"Rezultatet e zgjedhjeve në Poloni treguan qartë se demokracia, shteti i së drejtës, liria e fjalës, uniteti evropian është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë. Unë ndihem krenarë për bashkatdhetarët e mi - ata kanë dëshmuar se forcat antidemokratike dhe antievropiane nuk duhet të mbisundojnë", ka shtuar ai.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla Fon der Lajen, paralajmëroi se biseda e saj me Tusk do të ndikojë në sigurimin e fondeve nga buxheti evropian për Varshavën, mbështetjen e Ukrainës dhe stabilitetin e ekonomisë së BE-së.

"Pjesëmarrja rekorde në zgjedhjet në Poloni në fillim të këtij muaji tregoi se polakët janë fuqishëm të përkushtuar ndaj demokracisë", tha ajo. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR