• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tusk: Raportet e kufirit ukrainas konfirmojnë ndërprerjen e mbërritjes së ndihmës nga SHBA

Tusk: Raportet e kufirit ukrainas konfirmojnë ndërprerjen e  mbërritjes së ndihmës nga SHBA

Varshavë, 4 mars 2025 (MIA) - Raportet e Polonisë jugore konfirmojnë se ndihma amerikane për Ukrainën është ndërprerë, deklaroi sot kryeministri polak Donald Tusk.

"Është shpallur një vendim për të pezulluar ndihmën e SHBA-së për Ukrainën dhe ndoshta për të filluar heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, nga pala amerikane”. Raportet që vijnë nga kufiri Jasionka...konfirmojnë deklaratat nga pala amerikane," tha Tusk në një mbledhje të qeverisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Tusk shkroi në platformën "Iks" se një Ukrainë sovrane, properëndimore që mund të mbrohet do të thotë një Poloni më e fortë dhe më e sigurt, dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Pavel Vërnoski, tha se Trampi mori vendimin për të shkurtuar ndihmën për Ukrainën pa u konsultuar me aleatët. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR