• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tusk: Prioriteti i qeverisë polake është të bindë liderët botërorë që të vazhdojnë të ndihmojnë Kievin

Tusk: Prioriteti i qeverisë polake është të bindë liderët botërorë që të vazhdojnë të ndihmojnë Kievin

Varshavë, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri i ri polak Donald Tusk tha sot se qeveria e tij do të punojë për të bindur liderët botërorë se është e nevojshme të vazhdohet me ofrimin e ndihmës për Ukrainën dhe se ky do të jetë prioriteti i qeverisë sepse, siç tha ai, është në interes të botës së lirë.

Tusk tha se ishte e dhimbshme për të të dëgjonte se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhej të vazhdonte përpjekjet për të bindur liderët botërorë për nevojën për të vazhduar mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër agresionit rus.

Ai pretendon se Polonia do të arrijë një pozicion udhëheqës në Evropë dhe do të jetë një pjesë e fortë e NATO-s. Tusk mbajti një fjalim sot në parlament, një ditë pasi deputetët e zgjodhën atë si kryeministër të ri.

Parlamenti polak zgjodhi dje Tuskin, kreun e partisë së qendrës Platforma Qytetare, si kryeministër të ri, pas qeverisjes tetëvjeçare të partisë Ligj dhe Drejtësi të kryeministrit të mëparshëm, Mateush Moravjecki.

Tusk u bë kryeministër pasi Dhoma e Poshtme e Parlamentit polak dje votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Moravjeckit.

Tusk u zgjodh kryeministër pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, me ndihmën e partnerëve të koalicionit, duke përfshirë të majtët dhe konservatorët e moderuar.

Partitë dolën në zgjedhje veçmas, por u zotuan të punojnë së bashku nën udhëheqësinë e Tusk për të rivendosur ato që ata thanë se ishin standardet demokratike dhe marrëdhëniet me aleatët.

Tusk, një ish kryetar i Këshillit Evropian, ka premtuar të përmirësojë marrëdhëniet midis Varshavës dhe Brukselit dhe të zhbllokojë miliarda euro të destinuara për Poloninë, të cilat janë ngrirë për shkak të shqetësimeve të BE-së për sundimin e ligjit në Poloni. Zgjedhjet në Poloni u mbajtën më 15 tetor. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR