• e mërkurë, 15 janar 2025

Tusk: Po punohet në kufizimin e lëvizjes së anijeve në Detin Baltik në ujërat që nuk i takojnë asnjë vendi

Tusk: Po punohet në kufizimin e lëvizjes së anijeve në Detin Baltik në ujërat që nuk i takojnë asnjë vendi

Varshavë, 14 janar 2025 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk dje deklaroi se do të bashkëpunojë me aleatët për vendosjen e masave juridike që të ndërpritet lëvizja e anijeve në Detin Baltik në ujërat të cilat nuk i takojnë asnjë vendi.

Vendet-anëtare të NATO-s paralajmëruan se do të sistemohen fregata, aeroplanë patrullues dhe drone detare në rajon, për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe ta mbajnë të drejtën për të ndërmarrë aksion kundër anijeve, për të cilat ekziston dyshim se paraqesin kërcënim për sigurinë.

Ndërkohë, Tusk, po ashtu, mohoi se ka marrë informata që janë shfaqur gjatë ditës në mediume polake se anije të flotës ruse "në hije", po qarkullojnë rreth gazsjellësit nënujor në Detin Baltik.

Zëdhënësit e Ministrisë dhe Armatës mohuan se kanë marrë mesazhe të tilla. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR