• e mërkurë, 15 janar 2025

Një anketë tregon se 46 për qind e të rriturve në botë kanë qëndrime antisemite

Një anketë tregon se 46 për qind e të rriturve në botë kanë qëndrime antisemite

Tel Aviv, 14 janar 2025 (MIA) – Një hulumtim i publikuar sot nga Liga kundër shpifjes (Anti-Defamation League) tregoi se 46 për qind e të rriturve në botë – rreth 2,2 miliardë njerëz – kanë qëndrime antisemite.

Sipas rezultateve nga hulumtimi i ADL, “ndjenjat anti hebraike janë në nivelin më të lartë në nivel global” dhe se antisemitizmi është rritur më shumë se dyfish nga studimi i parë i tillë i grupit hebraik për përfaqësim në vitin 2014. 

Xhonatan Grinbllat, shefi i organizatës me seli në Nju Jork, i quajti të dhënat “thellësisht shqetësuese”, duke e përshkruar antisemitizmin si “situatë të jashtëzakonshme globale”. 

“E shohim se këto trende zhvillohen nga Lindja e Mesme deri në Azi, nga Evropa deri në Amerikën Veriore dhe Jugore”, tha ai.

I zbatuar me kompaninë globale për hulumtim në tregun Ipsos, në hulumtim ishin përfshirë mbi 58.000 persona të rritur në 103 vende, duke e shfrytëzuar marrjen reprezentative të mostrave. 

Të anketuarit ishin pyetur për stereotipat lidhur me hebrenjtë, qëndrimet e tyre drejt Izraelit dhe angazhimin e tyre me bizneset dhe individët izraelitë. 

Midis tropeve antisemite ishin pretendimet se "hebrenjtë janë përgjegjës për shumicën e luftërave në botë" ose "Hebrenjtë janë më besnikë ndaj Izraelit sesa ndaj vendit amë në të cilin jetojnë".

Të anketuarit më të rinj kanë treguar shpërndarje më të madhe të qëndrimeve antisemite, me çka 40 për qind e atyre nën 35 vjet besojnë se hebrenjtë ishin përgjegjës për shumicën e luftërave. 

Analiza e të dhënave nga anketa zbuloi se 20 për qind e të anketuarve nuk kanë dëgjuar për Holokaustin, përderisa vetëm 48 për qind e kanë njohur saktësinë e tij historike. 

Në Azi, Afrikë dhe Evropën Lindore, gjysma e të anketuarve kishin nivele të larta të qëndrimeve antisemite, në krahasim me së paku një të katërtën në Amerikë dhe Evropën Perëndimore. 

Nivele më të larta të qëndrimeve antisemite ishin zbuluar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, i okupuar nga Izraeli, me 97 për qind. 

Rezultati i indeksit gjithashtu ishte 97 për qind për Kuvajtin, përderisa 96 për qind për Indonezinë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR