• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tusk pas fitores së të djathtes ekstreme në Francë, paralajmëron se populistët e djathtë do të bashkojnë forcat në PE

Tusk pas fitores së të djathtes ekstreme në Francë, paralajmëron se populistët e djathtë do të bashkojnë forcat në PE

Varshavë, 1 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk pas fitores së ekstremit të djathtë në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë sot paralajmëroi se populistët e djathtë do t'i bashkojnë forcat në Parlamentin Evropian.

"Një rrezik i madh qëndron mbi Francën dhe Evropën", tha Tusk në lidhje me rezultatet e djeshme të rrethit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë.

Fjalët e Tusk, sipas agjencive botërore, janë të lidhura me kontekstin e rritjes së forcave të ekstremit të djathtë në Evropë dhe përforcimin e ndikimit të Rusisë në vendet evropiane.

"Kjo me të vërtetë ka filluar të duket si një rrezik i madh". Jo vetëm rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve franceze, por edhe informatat për ndikimin e Rusisë dhe shërbimeve ruse në shumë parti të ekstremit të djathtë në Evropë", deklaroi Tusk për gazetarët. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR