• e diel, 06 tetor 2024

Tusk përsëri i bëri thirrje Dhomës përfaqësuese të SHBA-së të votojë për ndihmën për Ukrainën

Tusk përsëri i bëri thirrje Dhomës përfaqësuese të SHBA-së të votojë për ndihmën për Ukrainën

Varshavë, 17 mars 2024 (MIA) - Kryeministri polak, Donald Tusk mbrëmë përsëri i bëri thirrje kryetarit të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së ta propozojë për votim pakon e nevojshme urgjente të ndihmës në vlerë prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën, njoftuan mediat polake.

Pakoja, e cila tashmë është miratuar nga Senati, mbettet në Dhomën përfaqësuese, kryetari i së cilës Majk Xhonson refuzoi ta sjellë në votim, pavarësisht mbështetjes së dukshme për ligjin në Dhomën e poshtme të Kongresit amerikan.

Xhonson, përfaqësues i Partisë republikane, këmbëngul se nuk do të jetë "i shtypur" për të miratuar pakon e ndihmës së huaj prej 95,3 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, 60 miliardë prej të cilave janë planifikuar për Kievin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR