• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tusku: Negociatat paqësore për Ukrainën mund të fillojnë këtë dimër

Tusku: Negociatat paqësore për Ukrainën mund të fillojnë këtë dimër

 Varshavë, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Negociatat paqësore për Ukrainën mund të fillojnë këtë dimër, deklaroi sot kryeministri polak Donald Tusk, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian nga 1 janari.

 Tusku, një aleat i Ukrainës fqinje, paralajmëroi se gjatë ditës do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin dhe se të enjten në Poloni do ta presë presidentin francez Emanuel Makronin.

 "Presidenca jonë do të jetë përgjegjëse, ndër të tjera, për atë se si do të jetë peizazhi politik, si do të jetë situata gjatë negociatave (paqësore), të cilat, edhe pse ende në pikëpyetje, mund të fillojnë këtë dimër", tha Tusku.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR