Tusk: Konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet ditët në vijim
- Ka arsye për të besuar se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet ditët në vijim, deklaroi sot kryeministri polak Donald Tusk, cituar nga mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 16:25, 27 mars, 2026
Varshavë, 27 mars 2026 (MIA) - Ka arsye për të besuar se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet ditët në vijim, deklaroi sot kryeministri polak Donald Tusk, cituar nga mediat britanike.
"Kam arsye të besoj, bazuar në informacionet që kemi marrë nga aleatët tanë, se stabilizimi është i pamundur ditët në vijim. Përkundrazi, mund të shohim një përshkallëzim të ri", shtoi Tusk në një deklaratë për mediat.
Foto: arkivi i MIA-s