• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tusk e tërhoqi kërkesën që Gjykata Kushtetuese të vendosë për Konventën e Stambollit

Tusk e tërhoqi kërkesën që Gjykata Kushtetuese të vendosë për Konventën e Stambollit

Varshavë, 31 janar 2024 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se e ka tërhequr kërkesën që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë përputhshmërinë e Marrëveshjes për Parandalimin e Dhunës ndaj Grave e njohur si Konventa e Stambollit, me Kushtetutën polake. 

Një kërkesë e tillë ishte parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë në vitin 2020 nga kryeministri i atëhershëm Mateush Moravjecki, duke thënë se Konventa e Stambollit është jokushtetuese. Ish partia qeveritare në Poloni, E drejta dhe drejtësia kundërshtoi Marrëveshjen pasi erdhi në pushtet në vitin 2015, duke thënë se nuk është në përputhje me modelin familjar tradicional. 

"Si kryeministër i kësaj Qeverie, tërheqja ime e këtij propozimi definitivisht do t'i japë fund këtij kontesti të panevojshëm rreth Konventës të cilën e dakorduam para disa viteve", derklaroi Tusk. 

Ai theksoi se mbrojtja e grave dhe fëmijëve nga dhuna është çështje e cila nuk duhet të jetë mjet i debatit politik, por çështje e shqetësimit universal dhe se Polonia ka edhe shumë punë kur bëhet fjalë për luftën kundër dhunës ndaj grave. 

Sipas Konventës së Stambollit dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe përfshin forma të ndryshme të dhunës në bazë gjinore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR