• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tusk e ka akuzuar ish-qeverinë se përdor softuer spiuni për hakim masiv

Tusk e ka akuzuar ish-qeverinë se përdor softuer spiuni për hakim masiv

Varshavë, 13 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar sot në takimin e përbashkët me kundërshtarin e tij politik, presidentin polak Andrzhej Duda se ka dokumente që vërtetojnë se qeveria e mëparshme ka përdorur në mënyrë të paligjshme softuerin e fuqishëm spiun Pegasus për të hakuar një numri të madh të njerëzve.

Softueri Pegasus dyshohet se është përdorur kundër kundërshtarëve politikë gjatë qeverisjes së partisë së krahut të djathtë "Pravo i pravda" me të cilën është i lidhur presidenti i shtetit Andzhej Duda.

Tusk tha se ai ndau informacione me Dudën që konfirmonte përdorimin e gjerë të atij softueri agresiv spiun në Poloni dhe njoftoi se do t'i siguronte presidentit polak dokumentacionin e plotë nëse ai ishte i interesuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR