• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tusk: BE-ja ta kuptojë se është më e fuqishme se Rusia

Tusk: BE-ja ta kuptojë se është më e fuqishme se Rusia

Varshavë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk sot i bëri thirrje Bashkimit Evropian ta kuptojë se është më e fuqishme nga Rusia lidhur me popullatën dhe PBB-në dhe përfundimisht të beson se mund ta garantojë sigurinë e anëtarëve dhe fqinjeve të saj.

"Popullsia e BE-së është më e madhe se ajo ruse, PBB ynë është më i madh. Evropa si tërësi duhet të besojë se është fuqi e cila mund ta garantojë sigurinë e tij dhe të fqinjëve. Tani është koha që të veprojë", tha Tusk pas bisedës me kryeministrin norvegjez Jonas Gar Stjore në Varshavë.

Kryeministri polak dhe norvegjez deklaruan se janë të gatshëm që ta rrisin ndihmën financiare për Ukrainën, ndërsa kryeministri polak paralajmëroi se përditshmëria në Poloni është hibride, edhe pse nuk ka luftë klasike.

Tusk tha edhe se nuk do t'i pranojë kërkesat e më radikalëve mes bujqve polakë të cilët i bllokojnë kufijtë dhe rrugët, të cilët kërkojnë mbylljen e kufirit me Ukrainën për shkak të importit të pakontrolluar të produkteve bujqësore, pa kufizime dhe dogana, që ishte vendosur nga BE-ja në shenjë të solidaritetit që të lehtësohet financimi i mbrojtjes të Ukrainës nga Rusia dhe jeta e përditshme e ukrainasve. 

"Këto nuk janë kërkesa për të cilat mund të negociohet. Unë nuk jam kryeministër që ta nxjerr Poloninë nga BE-ja ose që ta bëjë Poloninë vend që i bllokon kufijtë me Ukrainën. Por, ne jemi të gatshëm që të bisedojmë për kufijtë, ato të propozuara nga Brukseli dhe Kievi nuk janë të pranueshme për ne", tha Tusk.

Një nga propozimet e Brukselit dhe Kievit për zgjidhjen e protestave të bujqve përgjatë Evropës është që të vendosen kufizime sapo importi t'i tejkalojë sasitë e importuara në vitin 2022/2023, por Tusk sot deklaroi se kjo është e papranueshme për Poloninë dhe insiston për vendosje të limiteve që të vlerësohet në bazë të importit nga koha para sulmit rus në Ukrainë, kur tarifat dhe kuotat ende vlenin. 

Kryeministri polak tha se në mesin e propozimeve të qeverisë së tij drejt bujqve është edhe ndihma për blerje dhe kompenzim për dëmet e shkaktuara nga importi i pakontrolluar nga Ukraina. fc/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR