Turqia u ofron ndihmë ushtarake autoriteteve të reja siriane
- Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Jashar Gjuler deklaroi se Ankaraja është e gatshme t'i ofrojë mbështetje ushtarake udhëheqësisë së re siriane.
- Post By Fami Bajrami
- 16:38, 15 dhjetor, 2024
Stamboll, 15 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Jashar Gjuler deklaroi se Ankaraja është e gatshme t'i ofrojë mbështetje ushtarake udhëheqësisë së re siriane.
"Turqia, anëtare e NATO-s ka marrëveshje me disa vende të tjera për stërvitje ushtarake dhe ndihmë të tjera dhe është e gatshme t'ia ofrojë Sirisë nëse kërkohet", tha Gjuler, transmeton DPA.
Ndërsa lëvizja islamike Hajat Tahrir al-Sham (HTS) e cila udhëhoqi përmbysjen e regjimit të Bashar al-Asadit ende po llogaritet si një organizatë terroriste, Ankaraja mban lidhje të forta me udhëheqësinë e saj.
Drejtori i Shërbimit informativ kombëtar të Turqisë, Ibrahim Kalin të enjten vizitoi Damaskun, ndërsa të shtunën Turqia përsëri e hapi ambasadën e saj në kryeqytetin sirian.
Rënia e Asadit dhe arratisja e tij në Moskë më 8 dhjetor shkaktoi një riorganizim të madh politik në rajon, me prishje serioze të ndikimit rus dhe iranian dhe rritjes së ndikimit turk në Siri.
Foto: EPA