• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turqia shpalli shtatë ditë zie kombëtare, numri i viktimave po rritet

Turqia shpalli shtatë ditë zie kombëtare, numri i viktimave po rritet

Ankara, 6 shkurt 2023 (MIA) - Turqia shpalli shtatë ditë zie kombëtare pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën disa provinca jugore, njoftoi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

"Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë më 6 shkurt, është shpallur zie kombëtare prej shtatë ditësh. Flamuri ynë do të jetë në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën e 12 shkurtit në të gjithë vendin tonë dhe në ambasadat në vendet e huaja”, ka shkruar Erdogan në Tuiter.

Sipas informacioneve të fundit, në tërmetet me magnitudë prej 7.8 dhe 7.5 ballë sipas shkallës Rihter  që sot  goditën  pjesë të mëdha të Turqisë dhe Sirisë, në Turqi humbën jetën 1.762 persona, ndërsa më shumë se 8.500 janë lënduar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR