• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turqia shënon tetë vjetorin e përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet

Turqia shënon tetë vjetorin e përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet

Stamboll, 15 korrik 2024 (MIA) - Turqia sot shënon festën kombëtare, 15 korrikun, Ditën e demokracisë dhe unitetit kombëtar. 

Sot bëhen tetë vjet nga përpjekja e parandaluar për grusht shtet natën e 15 korrikut të vitit 2016 nga ana e organizatorit FETO të predikuesit mysliman Fetullah Gjylen, e cila është shpallur si grup terrorist.

Në kumtesën e Drejtorisë për komunikime drejtuar Presidencës citohet se nismat e sivjetme komemorative do ta nxjerrin në pah rezistencën epike të kombit turk, e cila u ngrit për ta mbrojtur demokracinë dhe pavarësinë e saj dhe në atë mënyrë e parandaloi kryerjen e përpjekjes tinëzare për grusht shtet.

Sipas të dhënave zyrtare, natën e grusht shtetit para tetë vitesh humbën jetën rreth 250 njerëz.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me anëtarët e Qeverisë do ta vizitojë memorialin e dëshmorëve të 15 Korrikut në Stamboll në urën e Bosforit, e cila pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet e mori emrin "Ura e dëshmorëve të 15 korrikut". Atje do të mbahet tubimi memorial. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR