• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turqia, Rusia, Ukraina dhe KB-ja bisedojnë për vazhdimin e marrëveshjes për eksportin e grurit

Turqia, Rusia, Ukraina dhe KB-ja bisedojnë për vazhdimin e marrëveshjes për eksportin e grurit

Stamboll, 5 maj 2023 (MIA) - Përfaqësues zyrtarë të Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara sot do të takohen që të bisedojnë për marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, paralajmëroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Takimi i sotëm do të jetë teknik, pas çka javën e ardhshme do të vijojë takim i zëvendësministrave.

Akar sqaroi se në takimin e sotëm do të bisedohet për evakuim të anijeve nën flamurin turk dhe dërgesave të drithërave nga portet në Detin e Zi si pjesë e marrëveshjes e cila skadon më 18 maj. Ankaraja bën përpjekje për vazhdimin e asaj marrëveshje.

"Vazhdojmë me përpjekjet tona që të sigurojmë se nisma për grurin do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Nga biseda fituam përshtypjen se këto përpjekje do të japin rezultate pozitive", tha Akar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR