Turqia paralajmëroi prodhimin e trenit të parë të shpejtë
- Turqia do ta prodhojë trenin e saj të parë të shpejtë, ndërsa testimet do të kryhen vitin e ardhshëm, konfirmoi ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uralogllu.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:44, 9 shtator, 2024
Ankara, 9 shtator 2024 (MIA) - Turqia do ta prodhojë trenin e saj të parë të shpejtë, ndërsa testimet do të kryhen vitin e ardhshëm, konfirmoi ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uralogllu.
"Treni ynë i shpejtë, të cilin do ta TURASAS (Industria hekurudhor turke), do të ketë shpejtësi maksimale prej 225 kilometra në orë. Do të ketë tetë vagonë, me kapacitet prej 584 udhëtarëve", tha Urallogllu.
Ai shtoi se pas përfundimit të testeve statike të fabrikës "treni do të vendoset në binarë", lajmëroi Anadollu. ab/
Foto: Turasas