Turqia përgatit plan për kthimin e refugjatëve sirianë
- Ministri turk i Mbrojtjes, Jashar Gjyler prezantoi një plan në dy faza për kthimin e refugjatëve sirianë, duke bindur se procesi do të jetë i sigurt dhe vullnetar, njofton "Huriet dejli njuz".
- Post By Besnik Shuki
- 18:26, 20 dhjetor, 2024
Ankara, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri turk i Mbrojtjes, Jashar Gjyler prezantoi një plan në dy faza për kthimin e refugjatëve sirianë, duke bindur se procesi do të jetë i sigurt dhe vullnetar, njofton "Huriet dejli njuz".
"Në fazën e parë do të organizohet kthimi i refugjatëve sirianë nga kampet në afërsi të Idlibit, e pastaj edhe i atyre që jetojnë në Turqi", sqaroi Gjyler para deputetëve.
Ai potencoi se është arritur përparim për kthimin e sigurtë të refugjatëve, ndërsa Turqia i ka zgjeruar kapacitet kufitare që ta lehtësojë këtë proces.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, publikoi se më shumë se 7.600 migrantë sirianë e kanë kaluar kufirin në pesë ditët e para pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Asadit. bsh/
Foto: MIA arkiv