Turqia nga viti i ardhshëm do të vendos detyrimisht instalimin e kamerave dhe pajisje për ndjekje tek automjetet
- Nga viti 2026 në Turqi do të bëhet e detyrueshme vendosja e kamerave të jashtme dhe të brendshme, pajisjeve për ndjekje dhe buton-alarmi në të gjitha automjetet e regjistruara, sipas ndryshimeve në ligj të publikuara në "Gazetën zyrtare", transmeton TRT Haber.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:49, 20 gusht, 2025
Ankara, 20 gusht 2025 (MIA) - Nga viti 2026 në Turqi do të bëhet e detyrueshme vendosja e kamerave të jashtme dhe të brendshme, pajisjeve për ndjekje dhe buton-alarmi në të gjitha automjetet e regjistruara, sipas ndryshimeve në ligj të publikuara në "Gazetën zyrtare", transmeton TRT Haber.
Sipas rregullores, e përpiluar nga Drejtoria për Transportin Tokësor, afatet për zbatimin e masës ndryshojnë në varësi të vitit të prodhimit të automjeteve.
Për automjetet e prodhuara midis viteve 2023 dhe 2025, si dhe për ata që janë regjistruar pas 31 dhjetorit 2025, pajisjet duhet të jenë të instaluara gjatë kontrollit të parë teknik vjetor (GTP) pas 1 janarit të vitit 2026. Për automjetet nga viti 2018 deri në vitin 2022, afati është shtyrë deri në kontrollin teknik të parë pas 1 janari 2027, ndërsa për ato të prodhuara në vitin 2017 ose më herët, masa do të zbatohet nga kontrolli i parë pas 1 janarit të vitit 2028.
Për autobusët shkollore, të cilët bien nën rregulloren ekzistuese për vendosjen e kamerave në periudhën shkur-tetor të vitit 2025, afati për instalimin e pajisjeve është zgjatur deri në fund të vitit 2027. qa/
Foto: piksabej