• e diel, 24 nëntor 2024

Turqia ka vendosur dogana importuese të drithërave prej pothuaj 130 për qind

Turqia ka vendosur dogana importuese të drithërave prej  pothuaj 130 për qind

Ankara, 25 prill 2023 (MIA) - Turqia ka vendosur dogana importuese prej pothuaj 130 për qind për disa drithëra, duke përfshirë edhe grurin dhe misrin, sipas vendimit të publikuar sot nga presidenti, Rexhep Taip Erdogan.

Pagesa e doganës për import vjen pasi disa vende të BE-së publikuan ndalesë për import të grurit nga Ukraina javën e kaluar. Por, disa tregtarë pohojnë se hapi i Turqisë kryesisht ka për qëllim t'i përfitojë bujqit lokalë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 14 maj, njoftojnë mediumet turke.

Sipas rregullave aktuale, importi i grurit, elbit, thekrës, tërshërës dhe misrit është i lituar nga dogana deri më 30 prill. Me vendimin, i cili hynë në fuqi më 1 maj, do të vendoset doganë prej 130 për qind për import të grurit.

Në Turqi korrja e grurit dhe elbit fillon në maj.

Turqia i ka ulur tarifat importuese për drithëra dhe prodhimeve tjera bujqësore pas pandemisë nga fundi i vitit 2020 dhe i ka hequr para rreth një viti. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR